-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Sokoli do të tregojë kush e montoi Kumanovën

Më të lexuarat

Sokoli do të tregojë kush e montoi Kumanovën
************************************
Të arrestuarit në aksionin policor më 9-10 maj në Kumanovë janë viktima të politikës dhe shërbimeve sekrete

Ata janë mashtruar dhe nuk e kanë ditur se çka do të ndodhë, sepse janë keqpërdorur nga politikanët dhe nga shërbimet sekrete, ka thënë për të përditshmen “Lajm” në Shkup, njëri nga avokatët, Naser Raufi. Ai thotë se mbrojtja dhe të akuzuarit posedojnë dëshmi që politikanë dhe shërbime sekrete janë të involvuar në “konfliktin e Kumanovës”.

Raufi ka paralajmëruar se ato do të publikohen gjatë procesit gjyqësore. Nuk dihet nëse do të flas apo jo Sami Ukshini në fjalën e tij dëgjimore, apo këtë do ta bëjë në seancën gjyqësore, që do të nis nga muaji i shtatorit. Raufi premton se do të dalin në shesh edhe emrat e atyre që kanë bë skenarin për këtë rast, duke përfshi edhe politikanët. “Krejt kjo do të dalë në shesh kur të vijë koha. Un jam i bindur se bëhet fjalë për skenar të shërbimeve sekrete.

Sipas kontakteve që kam realizuar me të arrestuarit, ata kanë dëshmi shumë të forta që tregojnë lidhjet e politikës dhe shërbimeve sekrete me rastin e Kuamnovës”, thekson Raufi. Në përleshjen mes grupit të armatosur dhe policisë së Maqedonisë, më 9-10 maj në Kumanovë u arrestuan 33 pjestarë të grupit, shumica prej tyre shtetas të Kosovës dhe ish-pjesëmarrës të luftërave të fundit çlirimtare të UÇK-ve dhe UÇPMB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit