-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

“Snowden ka informacione të dëmshme për SHBA”

Më të lexuarat

Një gazetar që ka intervistuar Edward Snowden dhe që është njohur me disa nga të dhënat e amerikanit të arratisur thotë se Snowden ka informacione të cilat nëse publikohen mund të bëhen “ankthi më i keq ndonjëherë” i Shteteve të Bashkuara.

Glenn Greenwald, gazetar i “The Guardian” i cili ishte i pari që publikoi dokumentet e Snowden tha në një intervistë se “Snowden ka mjaft informata që t’i shkaktojë dëme të mëdha qeverisë së Shteteve të Bashkuara, një gjë që askush s’ka mundur kurrë ta bëjë”.

Duke folur për gazetën argjentinase “La Nacion”, Greenwald shtoi se Snowden ka vendosur që të zbulojë disa informata të cilat mund ta dëmtojnë Washingtonin.

Snowden, është duke qëndruar në zonën neutrale të aeroportit të Moskës për tri javë rresht, ndërsa ka thënë të premten se do të kërkoj azil në Rusi. Shtetet e Bashkuara kërkojnë ta gjykojnë Snowden për spiunim.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit