1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Smartworking, cilat janë ditët më të mira për të punuar nga shtëpia?

Më të lexuarat

 

Dy ditë në shtëpi gjatë javës? The Economist ka përcaktuar se cilat janë ditët më të mira dhe më të këqija

Janë të shumta kompanitë që pas lockdown po mendojnë ose po organizojnë punën nga shtëpia të punonjësve, ndoshta me një ditë në shtëpi dhe katër në zyrë, apo edhe dy ditë në smartworking. Që njerëzit punojnë më shumë nga shtëpia, kjo tashmë dihet.

Një studim i Universitetit të Harvardit, pasi analizoi email-et dhe mbledhjet e 3.1 milionë personave në 16 qytete, gjeti se personeli në distancë punon mesatarisht 48.5 minuta më shumë në ditë se ata që punojnë në zyrë.

Ndër të tjera, punonjësit që punojnë nga shtëpia në Mbretërinë e Bashkuar, Austri, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë para kompjuterit deri në dy orë më shumë se sa ata që punojnë në zyrë.

Avantazhet e punës në distancë janë të shumta: më shumë elasticitet e më pak kohë e humbur për të shkuar në punë. Ndoshta një model hibrid pune do të ishte zgjedhja e duhur.

Çdo kompani do të bëjë vlerësimet mbi numrin e ditëve të javës nga shtëpia, por ndërkohë The Economist ka bërë vlerësimet se cilat ditë duhet të zgjedhim dhe pse, duke analizuar një për një gjithë ditët e javës. Rezultati? Duhet punoni dy ditë nga shtëpia, ditët më të mira janë e marta dhe e enjtja… dhe ja se pse…

E hëna, e cila do të ishte komode për të punuar nga shtëpia, për të zgjatur pushimin e fundjavës, në të vërtetë është e pafavorshme, pasi jo vetëm do të krijonte idenë e një dite pushimi më shumë, por zakonisht është dita kur mbahen mbledhjet më të rëndësishme, ndaj prania në zyrë do të ishte e frytshme.

Edhe e premtja do të ishte një ditë e mirë për rehatinë personale, ndoshta do të niseni për një udhëtim në fundjavë që të enjten në mbrëmje. Ashtu si e hëna, rezulton pashmangshmërisht “e dyshimtë”, ndërsa, nëse shkoni në zyrë, është një ditë paqe, ku mund të përqendroheni për të kryer detyrat tuaja.

Mbeten e marta, e mërkura dhe e enjtja, janë të gjitha “të përsosura” në gjykimin e kompanisë. Natyrisht nëse punoni vetëm një ditë në distancë, por ato mund të kthehen në të “papërsosura” nëse bëhen dy ditë radhazi. E enjte – e premte, për shembull, do të krijonte idenë se punoni vetëm tre ditët e para të javës?

Çfarë të bëni?  Sipas “The Economist” duhet të shmangni pa tjetër kombinimin “e hënë – e premte” dhe “e enjte – e premte”. Dita e martë dhe e enjte janë të favorshme për të punuar në distancë, në mënyrë që të jeni një ditë po e një ditë jo në zyrë, për të mos humbur ritmin dhe për të qenë gjithnjë “të dukshëm”.

/ Vanity Fair Italia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit