Kompania Samsung promovoi zyrtarisht në Korenë e Jugut smartphone e ri “Galaxy Round”, të pajisur me një ekran të lakuar dhe të mbyllur në trupin e formës përkatëse.
Aparati peshon 154 gr, ka një trashësi prej 7.9 milimetra dhe është i pajisur me një ekran 5.7-inch me cilësi FullHD. Si procesor përdoret “Qualcomm Snapdragon 800”, i cili punon me frekuencë 2.3 GHz dhe mbështet punën në rrjetet celulare LTE./koha/koahislame