3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Sllovakia lëviz drejt njohjes

Më të lexuarat

Sllovakia pritet që shumë shpejt të publikojë vendimin për njohjen e pasaportave të Kosovës.
Burime diplomatike kanë thënë se ekziston një vullnet pozitiv brenda kësaj qeverie që të ndërmerren disa hapa drejt zbutjes karshi Kosovës, ngase sipas të njëjtave burime, Sllovakia asnjëherë nuk e ka pasur seriozisht kundërshtimin e pavarësisë.

Vendimi për njohjen e pasaportave pritet që të publikohet edhe zyrtarisht brenda pak javësh, dhe, siç kanë vlerësuar burimet, vjen si rezultat i angazhimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe shteteve që e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, për të punuar me pesë shtetet anëtare të BE-së që ende s’e kanë bërë një gjë të tillë.

Gazeta ka kontaktuar me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Henrik Markus.

“Nuk mund të konfirmoj ndonjë vendim të tillë. Unë kam qenë në pushim, jam kthyer, kam kontrolluar njoftimet, por nuk kam parë ndonjë vendim të tillë”, ka thënë Markus.

Lajmin nuk e ka konfirmuar as Ministria e Punëve të Jashtme. Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, ka thënë se nuk kanë marrë njoftim zyrtar për ndonjë veprim të tillë.

Por, burimet diplomatike kanë konfirmuar për gazetën se vendimi për njohjen e pasaportave nga ana e Sllovakisë tashmë ka marrë jetë, dhe se veprime tjera të ngjashme nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë pritet që ta bëjnë në të ardhmen.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit