-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sllovakia ka njohur pasaportat e Kosovës

Më të lexuarat

Qeveria sllovake i njeh pasaportat e Kosovës prej datës 17 korrik 2012, kanë thënë burime diplomatike ndërkombëtare. Viza sllovake do të vendoset në pasaportat kosovare dhe gjithashtu pranohen edhe vizat Schengen të shteteve tjera evropiane. Një prej shteteve refuzuese të pavarësisë së Kosovës, Sllovakia, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në raport me shtetësinë e Kosovës.
“Qeveria sllovake ka marrë vendim që nga 17korrik 2012, të njohë pasaportat e qytetarëve të Kosovës, por jo edhe ato diplomatike”, ka thënë sot një diplomat ndërkombëtar për KosovaTimes.
Autoritetet sllovake do të vendosin vizat në pasaportat kosovare e jo në letra përcjellëse.
Gjithashtu, ky shtet pranon që kosovarët që kanë viza Schengen të lëshuara nga shtete tjera të BE-së, të udhëtojnë me to edhe nëpër Sllovaki.
Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Prishtinë, 20 korrik – Sllovakia pritet që shumë shpejt të publikojë vendimin për njohjen e pasaportave të Kosovës. Burime diplomatike i kanë thënë gazetës se ekziston një vullnet pozitiv brenda kësaj qeverie që të ndërmerren disa hapa drejt zbutjes karshi Kosovës, ngase sipas të njëjtave burime, Sllovakia asnjëherë nuk e ka pasur seriozisht kundërshtimin e pavarësisë.

Vendimi për njohjen e pasaportave pritet që të publikohet edhe zyrtarisht brenda pak javësh, dhe, siç kanë vlerësuar burimet, vjen si rezultat i angazhimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe shteteve që e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, për të punuar me pesë shtetet anëtare të BE-së që ende s’e kanë bërë një gjë të tillë.

Gazeta ka kontaktuar me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Henrik Markus.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit