Çdokush në botë tani mund të hyjë në Skype për Web, përkatësisht versionin beta.
Microsoft filloi testimin e versionit beta të Skype për Webnë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar por ky testim tanimë do të jetë në dispozicion për të gjithë zhvilluesit dhe përdoruesit e shërbimit në pothuajse mbarë botën.
Në këtë moment, Skype për Webbeta mbështet 30 gjuhë të ndryshme të botës.
“Gjuhët e mbështetura: arabisht, bullgarisht, çekisht, danisht, anglisht, gjermanisht, greqisht, spanjisht, estonisht, finlandisht, frëngjisht, gjuhë hebreje, hindu, hungarisht, indonezisht, italisht, gjuhë japoneze, koreane, norvegjisht, holandisht, polonisht, portugalisht (brazil) , portugalisht (Portugali), rumanisht, rusisht, suedisht, turqisht, gjuhën e Ukrainës, gjuhën kineze të thjeshtuar, kinezishten tradicionale. “
Skype për Weblejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe, audio dhe video thirrje përmes një shfletuesi të zgjedhur të internetit. Skype aktualisht mbështet Internet Explorer, Google Chrome, Firefox dhe Safari. (Telegrafi)