Microsoft e ka bërë lëshimin e një versioni të ri më 23 prill të SkyDrive për Windows, një version lokal të klientit të vet SkyDrive. Ky është hapi i parë që “Softies” e ka ndërmarrë për ta bërë ndërlidhjen e SkyDrive me Live Mesh, që është shërbimi sinkronizues i ndërmarrjes që është i ngjashëm me Dropbox. Ky version është i gatshëm për Windows Vista, Windows 7 dhe për versionin për konsumatorë të Windows 8.
Sipas faqes në të cilën bëhet shkarkimi, me aplikacionin SkyDrive për Windows, çdo gjë e vendosur në një follder në SkyDrive në një kompjuter që e përdor sistemin operativ Windows automatikisht vendoset që të sinkronizohet me kompjuterët personalë, Mac dhe SkyDrive.com. Në listën e veçorive përfshihen këto:
-Mundësia për t’u qasur në SkyDrive drejtpërdrejt nga Windows Explorer – fotografi, dokumente dhe skedarë të tjerë.
-Opsioni për të shtuar skedarë të rinj në SkyDrive duke i zhvendosur me zvarritje në follderin SkyDrive.
-Mundësia për të organizuar skedarët dhe follderët në SkyDrive, ngjashëm si çdo follder tjetër.
-Opsioni për t’u lidhur prapa në kompjuter nëse përdoruesi harron që të vendos diçka në atë që zyrtarët e Microsoft kanë qenë duke punuar për ta kthyer SkyDrive në një shërbim të përmbushur, në vend se të jetë thjesht një uebfaqe, për muajt e kaluar.
Microsoft e ka bërë të mundshëm një version të përditësuar të aplikacionit të vet SkyDrive për Windows Phone më 22 prill. Ekziston një version i gatshëm i SkyDrive për Mac OS X Lion për shkarkim sot po ashtu.
Microsoft e ka bërë përditësimin e versioneve të iPhone dhe iPad të cilët mbështesin paraqitjen e re Retina dhe kështu janë përfshirë edhe disa veçori të tjera.