1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skleroza mund të mjekohet me ushqime mesdhetare

Më të lexuarat

Atë që mjekët ende nuk e kanë zbuluar si ilaç për sëmundjen e sklerozës ne mund t’a gjejmë në natyre.

Lufta për parandalimin e sëmundjeve të moshës së tretë të lidhur me harresën mund të fitohet me një dietë tipike mesdhetare, në vend të mjekimeve suksesi i të cilëve është i kufizuar apo i paprovuar.

Në një letër të hapur drejtuar Ministrisë Britanike të Shëndetësisë, një prej ekspertëve më të mëdhenj të vendit, doktoresha Clare Gerada argumentoi se ushqimet tipike të përdorura në dietën mesdhetare kanë një ndikim shumë pozitiv, në luftën kundër sklerozës, parkinsonit, alzheimerit dhe dementias.

Sipas ekspertes, vlera e vajit të ullirit, perimeve, lajthive apo peshkut mbetet ende e paçmuar si duhet prej shkencës.

“Shpresoj që rritja e vazhdueshme e rasteve të prekjeve nga kjo sëmundje të krijojë një shans për ndryshimin e politikave dhe orientimin e kurave drejt një diete mesdhetare, në vend të favorizimit të mjekimeve me sukses të paprovuar”, shkruante ekspertja Clare Gerada në këtë letër të hapur.

Shumë mjekime të përqendruara në kurimin e këtyre sëmundjeve janë ende në fazat e tyre eksperimentale dhe efektet anësore që ato mund të kenë janë kritikuar gjerësisht prej ekspertëve. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit