Skenaristi i serialit “Kryeqyteti Abdulhamid”, i cili po shfaqet dhe në ekranet shqiptare, Selman Kajabashi, tha se ekzistojnë presione nga SHBA dhe Izraeli për të ndaluar regjistrimin e mëtejshëm të këtij seriali.
Deklarimet e tij u bënë në një simpozium arti në Stamboll, ku Kajabashi po fliste mbi ndikimin e serialit te shikuesit arabë e popujt përrreth.
Në këtë simpozium kishte dhjetra gazetarë, shkrimtarë dhe një ekip që merret me regjistrimin e serialit.
“Një nga anëtarët e Parlamentit Europian e ka quajtur një serial fashist dhe tha se duhet ndaluar”, u shpreh Selman.
“Një nga gazetat më të shitura në Turqi po shkruan gjithashtu kundër nesh”, shtoi më tej ai në fjalimin e tij në simpozium.
Ai shtoi se kjo fushatë është nisur nga gazeta izraelite Haaretz, së cilës më pas i janë bashkuar dhe disa gazeta ndërkombëtare.
“Pas kësaj fushate kundër nesh, ne vendosëm që të vazhdojmë serialin edhe me më shumë përkushtim, edhe me më shumë profesionalizëm”, tha ai.
“Kur shohin historinë, të kaluarën tonë, forcat evropiane po përpiqen të na distancojnë nga njëri-tjetri”, shtoi Kajabashi, duke thënë më tej se “vëllezërit sirianë në veri të Sirisë dhe vëllezërit vendas kurdë, duhet ta dijnë se kjo është një fushatë për të na ndarë, duke qenë se ju besoni se turqit po duan të zënë me forcë territorin tuaj, e njëjta gjë që është thënë dhe për vëllezërit tanë arabe.”
Ai shpjegoi: “Në serial, sulltani Abdulhamidi përpiqet të shpjegojë historinë e vërtetë”.
“Popujtë e rajonit tonë kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe armiqtë janë duke u përpjekur për të na mbajtur larg”, tha aktori Hakan Bojav, i cili luan Mahmud Pashën në serial.
Shumë prej serialeve turke në epokën Erdogan i janë kushtuar së djeshmes historike, asaj nën Perandorinë Osmane, duke i bërë njëherësh shumë tërheqëse, por dhe shumë të debatueshme nga elita politike e kulturore. /tesheshi.com/