2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Skenaret e mundshme të sulmeve ajrore izraelite

Më të lexuarat

Situata në rajon është e tensionuar. Çdo moment mund të fillojë shkallëzimi i tensionit midis hizbollahëve, Sirisë dhe Izraelit dhe në Izrael bëhen spekullime për sfondin e sulmeve ndaj Sirisë.
Që prej disa ditësh dy bateri të sistemit mbrojtës nga ajri “Iron Dome” ndodhen në veri të Izraelit. Zhvendosja e forcave nga jugu i Izraelit, pranë Rripit të Gazës, në drejtim të qytetit port Haifa, është “rutinë”, u tha në fillim në rrethet ushtarake. Por pastaj erdhi njoftimi për sulme të mundshme ajrore izraelite mbi një transport armësh në afërsi të kufirit siriano- libanez. Dhe tani mediat e Izraelit diskutojnë për skenaret e mundshme nga mund të vijë rreziku. Edhe kameraman Gavri Chefer, i cili ka përjetuar shumë kriza në Izrael dhe nuk i bëjnë përshtypje shumë gjera mendon se: “Si izraelit që ka fëmijë që janë në moshë për t´u marrë si rezervist në ushtri, unë jam shumë i shqetësuar,” thotë Chefer. Sepse tensionet në kufirin verior janë një arsye për t´u shqetësuar: “Çdo moment mund të fillojë shkallëzimi i tensionit midis hizbollahëve, Sirisë dhe Izraelit. Dhe tek izraelitet, pra dhe tek unë, kujtohen ngjarjet e 1973, që na thonë se mund të vijë lufta”.
Ende nuk është e qartë, çfarë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë (30.01.2013).

Qeveria e Izraelit hesht
Sipas të dhënave siriane, forcat ajrore izraelite duhet të kenë mombarduar një qendër kërkimore të ushtrisë që ndodhej midis Damaskut dhe kufirit siriano-libanez. Gazeta “New York Times” dhe media të tjera njoftuan duke iu referuar rretheve amerikane të sigurisë, se Izraeli pati sulmuar një konvoj kamionësh, që ishin ngarkuar me raketa mbrojtëse moderne dhe që ishin nisur për tek milicët hisbollah në Liban. Qeveria izraelite ka heshtur deri tani për incidentin.

Frikë nga armët kimike
Shqetësimet për arsenalit sirian të armëve, sidomos armëve kimike, kanë qenë të mëdha tek Izraeli prej një kohe. “Izraeli ka një linjë të qartë edhe sa i përket furnizimit me armë moderne të grupeve radikale apo hizbullahëve”, thotë Jonathan Spyer, eksper për çështjet e sigurisë në qendrën interdisiplinore në Herzliya (IDC). “Ai ka bërë të qartë se do të reagojë menjëherë nëse bëhet transferim i armëve. Ky është realiteti, në të cilin ndodhet Izraeli, dhe ndaj këtij realiteti ai duhet të reagojë”. Sepse Izraeli duhet të ketë frikë se në kaosin e luftës civile në Siri, mund të ndodhë që arsenal i madh armësh kime dhe sistemesh të tjera moderne të armëve të bien në duart e hisbullahëve në Liban ose në duar të grupeve të tjera ekstremiste. Nëse grupet radikale shtinë në dorë armë atëherë sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë pushteti i forcave rajonale do të ketë zhvendosje.

Konsultime me SHBA dhe Rusinë
Ditët e kaluara një seri politikanësh izraelite dhe udhëheqësish të ushtrisë kanë njoftuar se do të ketë sulm ushtarak nëse armët kimike siriane bien në duart e hisbullahëve apo grupeve tjera radikale. Ka patur madje një takim sekret të kabinetit të sigurisë lidhur me temën e Sirisë i cili është mbledhur pak pas zgjedhjeve. Sipas njoftimeve nga përfaqësues të lartë izraelitë për çështjet e sigurisë ka patur madje bisedime sekrete SHBA dhe Rusi.
Në to qeveria izraelite është përpjekur që të qëndrojë jashtë konfliktit me Sirinë. Vetëm se linja e përmendur është bërë e qartë disa herë ditët e kaluara. Tani mediat izraelite spekullojnë se çfarë do e bënte Izraelin që t`i bëjë realitet kërcënime të tilla.

Sistem raketor mbrojtës për grupet radikale?
Krahas transferimit të armëve kimike, shqetësimi i Izraelit ka të bëjë edhe me sistemin mbrojtës raketor rus, SA-17 që ndodhet në arsenalin e armëve të Sirisë, shkruan Amos Harel në të përditshmen Ha’aretz: “Kjo do të ndryshonte krejt rregullat e lojës,” thotë eksperi i sigurisë Jonathan Spyer (IDC Herzliya). “Kryesisht në se grupet radikale do të përdornin këtë sistem mbrojtës raketor ndërkohë që forcat ajrore izraelite bëjnë fluturime mbi hapësirat ajerore te rajonit. Kjo do të kufizonte shumë Izraelin.”
Përveç kësaj mediat izraelite spekullojnë pse regjimi sirian dhe hisbullahët duan pikërisht tani të bëjnë transfera të tilla armësh. Ekspertët mendojnë se gjatë luftës civile shumë armë janë futur kontrabandë në Liban. Incidenti i fundit mund të tregojë se presidenti sirian, Bashar al Assad druhet se armët mund të bien në duar të kryengritësve. Ose se hisbollahët të marrin masa për tu përgatitur për rrëzimin e regjimit sirian.

Frikë nga armët kimike
Israelitët blejnë kundërgazë (gaz-maska)
Me gjithë spekullimet një gjë është e qartë: Situata në rajon nuk është e thjeshtë dhe e parrezikshme. “Është vetëm e paparashikueshme nëse qëndrimi i rezervuar do të zgjasë apo jo.”
Mediat izraelite njoftojnë ndërkohë se në veri të Izraelit bunkerët mbrojtës dhe sirenat e alarmit ajror janë testuar për aftësitë funksionuese. Edhe kërkesat për kundërgazë në qendrat e furnizimit në zyrat e postave janë rritur më shumë se zakonisht. Lajmet aktuale kanë rritur frikën e popullsisë, mendon kameramani Gavri Chefer: “Në Lindjen e Mesme ajo që sot të duket krejt jorealiste mund të kthehet nesër në një situatë krejt tjetër. Dhe me një zotni Assad, që është vënë me shpatulla për muri, situata është shumë e rrezikshme. Ka shumë skenarë, por si qytetar izraelit, si baba dhe gjysh unë them se të gjitha këto mua më shqetësojnë.”/dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit