1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skanimet tregojnë se si ua ‘ha’ trurin kokaina përdoruesve

Më të lexuarat

Një burrë që shkoi në spital i hutuar dhe që vuante nga ethet, u diagnostikua me dëmtim të trurit të shkaktuar nga zakoni i marrjes së kokainës.

45-vjeçari u dërgua në spital nga prindërit e tij në Maltë, i cili ra në gjendje kome në një periudhë të shkurtër kohore, transmeton lajmi.net.

Skanimet zbuluan se ai kishte pësuar ndryshime të përhershme në lëndën e bardhë në trurin e tij, i cili është i përbërë nga nerva që kontrollojnë të mësuarit.

Pamjet nga skanimet e trurit, të bëra rregullisht gjatë rimëkëmbjes së tij, tregojnë pjesë të trurit të bardha të ndritshme, që tregojnë se qelizat nervore në lëndën e bardhë kanë vdekur.

Testet e kryera kur burri u kthye nga koma treguan se ai kishte një nivel të dëmtimit të trurit në përputhje me një gjendje të lidhur ngushtë me çmendurinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit