2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Skandaloze:Shtatë thika në sy gruas, dënohet me vetëm 2 vite burg

Më të lexuarat

Qazim Bruka, i cili goditi me shtatë thika në sy ish- gruan e tij, Hyrije Bruka, është dënuar nga gjykata e Tiranës me dy vite burg për plagosje të rëndë. Ish- e shoqja, Hyrija, e cila ka humbur shikimin në një sy, thotë se ka shumë frikë pasi dënimi është i pamjaftueshëm. “Më mbylli jetën, më nxori syrin. Ky është dënim i pamjaftueshëm. Tani jam në një qendër për gratë, por kam frikë për veten e për fëmijët,” thotë ajo për GSH.

Hyrija me katër fëmijët ndodhet në një qendër për gratë e dhunuara. Historia e saj pati rrëqethur shumë njerëz. Ajo pati qëlluar me sëpatë të shoqin që e dhunonte barbarisht në sy të fëmijëve. Së bashku me fëmijët u dorëzua në polici, duke menduar se i shoqi kishte vdekur. Por ai mbijetoi dhe pasi e mori veten shkoi në shtëpinë ku jetonte Hyrija me të vëllanë dhe e goditi egërsisht me thikë./AT/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit