-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Skandaloze: Poshtërohen flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës

Më të lexuarat

Një skandal ka ndodhur gjatë ceremonisë së shugurimit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë ku është përdhosur flamuri kombëtarë dhe ai i Kosovës. Në këtë video mund të shihet qartë se për flamujt nuk ka pasur vend në tryezën e shtruar dhe se klerikët vendin “më të përshtatshëm” për flamurin Kuq e Zi dhe për atë të Kosovës e kanë parë të jetë në tokë, duke nënçmuar skajshmërisht kombin shqiptarë.
Skandali nuk përfundon këtu. Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit nuk I bën përshtypje poshtërimi I dy flamujve. Në fjalën e tij ai përdori terme patriotikë duke kritikuar vendosjen e dy monitorëve përballë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, por si për ironi, prapa tij ndodheshin flamujt e Shqipërisë e Kosovës për toke.
Për poshtërimin e flamurit kishte vetëm reagime në Facebook, por jo edhe reagim zyrtar qoftë nga Kosova apo Shqipëria.
Gazetari dhe publicisti Salih Kabashi ka kërkuar llogari nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili sipas tij, është fajtori kryesor i këtij “poshtërimi”.
“Skandaloze, flamujt e poshtruar në Katedralë. Presidenti Hashim Thaçi dje ka përdhosë flamurin kombëtar dhe atë shtetëror”, thuhet në reagimin e tij.
Kandidati për deputetë nga VV-ja, Eman Rrahmani përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur skandaloze vendosjen e flamujve në tokë deh ka kërkuar edhe dorëheqjen e menjëhershme të Presidentit Hashim Thaçi.
“Shikoni prapa shpinës së tij si janë hedhur apo si i ka hedhur dy flamujt si dy lecka të zdralta. Thërras: Poshtë Hashim Thaçi! Dhe kërkoj dorëheqje imediate të tij nga posti i Presidentit”, ka shkruar Rrahmani.
Edhe pse flamuri kombëtar dhe flamuri I Kosovës u poshtëruan nga klerikët, derimë tani nuk ka reaguar asnjë institucion apo udhëheqësi I Kosovës apo shqipërisë. Ndërsa kisha katolike e kosovës nuk është përgjigjur se pse e ka poshtëruar simbolin kombëtar të shqiptarëve.
/SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit