Komisioni Evropian, i cili për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga 5 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, nuk mund ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur, e ka përfshirë në një hartë Kosovën si pjesë të Serbisë.
Në hartën e vendosur të enjten në web faqen e Komisionit Evropian ku jepen parashikimet ekonomike për vendet anëtare dhe vendet kandidate, territori i Serbisë në këtë hartë përfshin edhe Kosovën.
Komisioni Evropian në dokumente sa herë përmend Kosovën vendos fusnotën për të treguar se Kosova nuk trajtohet si shtet dhe se përdorimi i këtij emërtimi nuk paragjykon qëndrimet e vendeve anëtare rreth statusit të saj.