0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Skandaloze: Me alkool festojnë themelimin Task Forcës për kontrollin e kancerit

Më të lexuarat

Me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, në Kosovë është përuruar themelimi i Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit (TKKK), e cila sipas udhëheqësve të saj pritet të kontribuoj në luftim, njohjen dhe parandalimin e sëmundjeve kancerogjene.

Nënkryetarja e TKKK-së dhe njëherit drejtoresha e Institutit Patologjik Suzana Manxhuka-Kerliu, ka thënë se me aktivitetet e shënuara gjatë Ditës Botërore të Kancerit, janë munduar që së paku moralisht t’iu qëndrojnë afër të prekurve nga sëmundjen e kancerit.

Megjithatë, me rastin e promovimit të kësaj ngjarjeje, drejtuesit e kësaj taskforce, me alkool, e kanë festuar formimin e kësaj taskforce, që paraqet një skandal në vete, për faktin se të sëmuarve me kancer nuk u lejohet përdorimi i alkoolit.

“Është shërbyer alkool me këtë rast”, ka thënë një mjek që ka qenë i pranishëm në këtë promovim.

Shërbimi me alkool në këtë ngjarje, shihet edhe në fotografi.

Madje, sipas Kodit Evropian kundër kancerit, më saktësisht në pikën 6 thuhet se në parandalimin e kancerit, më mirë është të mos konsumohet fare alkool.

Ndryshe, 20 për qind e vdekjeve nga kanceri vijnë nga konsumimi i duhanit, e 70 për qind të vdekjeve, nga kanceri i mushkërive. Ky, është bilanci që ka nxjerrë sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një prezantim të bërë në Ditën Botërore kundër Kancerit.

Kosova, kundër sëmundjes së kancerit, për vitin 2015 ka sloganin “kanceri nuk është përtej nesh”.

Gjatë kësaj dite u vlerësuar se çdo vit rreth 14 milionë raste të reja shfaqen me kancer ndërsa, rreth 8.2 milionë përfundojnë në mënyrë fatale.

Kanceri i mushkërive, i lukthit, i zorrës së trashë, kanceri i gjirit, shkaktojnë proporcionin apo numrin më të madh të vdekjeve që lidhen me kancerin.
Drejtori i OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla tha se prognozat për sëmundjen e kancerit nuk janë shumë fatlume sepse në dy dekadat e ardhshme pritet që numri i rasteve të reja në botë, me kancer, të rritet nga 14, në 22 milionë.

Për të prekurit nga kanceri në Kosovë, është edhe më keq, pasi që në vendin tonë mungojnë edhe barnat adekuate për trajtimin e kësaj sëmundje të kancerit.

“Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dëshmojnë për një numër në rritje, të rasteve të kancerit në botë. Sot vlerësohet se çdo vit rreth 14 milionë raste të reja shfaqen, rreth 8.2 milionë përfundojnë fatalist. Kanceri i mushkërive, i lukthit, i zorrës së trashë, kanceri i gjirit, shkaktojnë proporcionin apo numrin më të madh të vdekjeve që lidhen me kancerin. Rreth 30 për qind e vdekjeve, të lidhura me kancerin janë të ndërlidhura po ashtu me shkaktarët e sjelljeve tona të përditshme dhe të ushqimit që konsumojmë. E këta faktorë janë, si indeksi i lartë i peshës trupore, konsumimi i ulët i frutave dhe perimeve, konsumimi i duhanit, i alkoolit, aktiviteti i mangët fizik…”, tha ai./telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit