1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skandaloze: Më 2011, 404 priftërinj kanë ngacmuar fëmijët

Më të lexuarat

Në fund të gushtit u botua dokumenti Aktiviteti i Selisë së Shenjtë, që sjellë detaje tronditëse se sa priftërinj janë raportuar më 2011 për ngacmim të fëmijëve. Nga 404 priftërinjtë të akuzuar për keqbërje, Papa ka shkarkuar vetëm 125.

Dokumenti ka 1366, ndërsa kushton 80 euro. Ai mund të gjendet edhe në internet. Ditorja kroate “Jutarnji List” sjellë pjesët më të rënda për akuzat kundër priftërinjve.

Zyra Disiplinore e Kongregacionit vitin e kaluar ka nisur 599 procedura, nga të cilat 440 ndërlidheshin me “delicta graviora” (vepra të rënda). Në mesin e tyre janë 404 raste të ngacmimeve të priftërinjve dhe murgjve ndaj të miturve. Kongregacioni ka dërguar tek Papa kërkesën që nga roli i klerit të shkarkohen 125 vetë, ndërsa për 135 të tjerë është kërkuar shkarkimi nga shërbesat.

Kongregacioni për klerin ka lëshuar edhe 540 përjashtime nga detyrimet e priftërinjve, dhe këto për 49 dhjakë të dioqezave dhe 26 të manastireve, për 280 priftërinj të dioqezave dhe 185 murgj. Shumica e tyre këtë e kanë kërkuar për shkak të martesës.

Të dhënat interesante kanë të bëjnë edhe me faktin se në Vatikan në fund të vitit 2011 ishin 594 shtetas: 71 kardinalëve, 307 zyrtarë të kishave me status diplomatik, 51 zyrtarë të kishave, një murgeshë, 109 rojet zvicerane të Papës, dhe 55 laikë. Lejen e qëndrimit e kishin edhe 238 vetë që nuk kanë nënshtetësi të Vatikanit.

Xhandarmëria e Papës vitin e kaluar ka lëshuar 96 gjoba për shkeljet në trafik brenda Shtetit të Vatikanit. Xhandarmëria thuhet se pos në disa raste të caktuara, ka eliminuar gati tërësisht vjedhjet e parave të xhepit. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit