Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për shfrytëzim prostitucioni. Personat e arrestuar janë Kasem Deçka, 21-vjeç, Arsid Logli , 29-vjeç dhe Marin Batha 20 vjeç. Të tre këta persona shfrytëzonin seksualisht një femër të moshës 24 vjeçe, të martuar, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 1 mijë lekë të reja për person.
Vajza me inicialet D.R, 24 vjeçe, ka vënë në dijeni bashkëshortin dhe vëllain e saj për kërcënimin. Ajo ka thënë se këta persona e kërcënonin me armë të ftohta, duke e detyruar të kryej seks me pagesë me persona të tjerë.
Pas kësaj bashkëshorti i gruas ka marrë një armë të ftohtë, sopat, dhe po priste këta shtetas të vinin për të marrë bashkëshorten e tij. Njoftimi i policisë ka bërë që të shmanget ngjarja e rëndë që mund të ndodhte, raporton NOA.
Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar tre personat. Vajza 24-vjeçare, ka deklaruar në polici se tre të rinjtë nën kërcënimin e një thike e kanë detyruar që prej janarit të vitit 2012 e deri tani të kryente marrëdhënie seksuale me këta tre shtetas, si dhe me shtetas të tjerë që i sillnin këta kundrejt pagesës 1 mijë lekë të reja për person. /Telegrafi/kohaislame