3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Skandaloze, deputeti italian: Shqipëria vend i bukur po t’ia heqish banorët

Më të lexuarat

Mario Borghezio, deputet italian në Parlamentin Evropian ka lëshuar vrer ndaj shqiptarëve. Anëtari i Ligës së Veriut gjatë një interviste me 12 maj në Radio24 në programin “La Zanzara”.

Borhezio e ka nisur deklaratën për Shqipërinë me fjalët: “Ky vend i botës së tretë që ndodhet përtej Adriatikut”.
Duke u nisur nga skandali i diplomimit të djalit të Bosit në Tiranë, ai nuk humb rastin për të sulmuar, jo Bosin por shqiptarët.
“Asnjë prej nesh nuk frekuenton Shqipërinë, që po t’i heqësh banorët është një vend i mrekullueshëm. Mbi shqiptarët secili ka mendimin e vet, unë kam një mendim timin. Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile. Mjafton të shkosh në Tiranë dhe e sheh që gratë punojnë rëndshëm ndërsa burrat nuk lëvizin as gishtin”.
Kjo dekoratë është fyese për 500 mijë emigrantët shqiptarë që jetojnë në itali por edhe për të gjithë qytetarët e territorit të Shqipërisë. Një eurodeputet që sulmon një vend që pretendon të marrë statusin e vendit kandidat. Në pritje që qeveria italiane dhe ambasada shqiptare në Romë të reagojë të indinjuarit mund të bashkohen në Facebook për të protestuar kundër këtyre deklaratave fyese. Borghezio e mbyll deklaratën me fjalët:
“Shqipëria nuk bën pjesë në bashkimin evropian, ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo!”.
Në rrjetin social Facebook ka nisur një fushatë kundër Borghezios, ku kërkohet largimi i tij nga Parlamenti Evropian./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit