1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Skandali/ Për 30 dollarë muaji, 30 mijë koreano-veriorë ndërtojnë stadiumet e botërorit Rus

Më të lexuarat

Tashmë është e kthyer në një rit që në prag të çdo aktiviteti të madh futbollistik të flitet për kushtet çnjerëzore ku punojnë ata që ndërtojnë infrastrukturat në të cilat do të japin shfaqje futbollistët nga e gjithë bota.

Reportazhi Përjashtim nuk mund të bënte Rusia, e cila është akuzuar rëndë prej revistës norvegjeze “Josimar”. Titulli kryesor i numrit të radhës të revistës është “Skllevërit e Shën Pjetërburgut”. Nga emri kuptohet qartë se gazetarët kanë përshkruar kushtet e punëtorëve që punojnë në kantieret e ndërtimit të impiantit të qytetit verior.

Origjina dhe pagesa
Sipas gazetarëve norvegjezë, stadiumi i Zenitit është ndërtuar nga 110 punëtorë të marrë nga Koreja e Veriut. Secili prej tyre paguhet me rreth 100 dollarë në muaj, 70 për qind e të cilave i shkojnë regjimit koreanoverior.

Kushtet
Ajo që ka alarmuar më shumë gazetarët ishin kushtet e vendit ku jetonin “skllevërit”. Sipas “Josimar”­it, ata banonin në kontenierë dhe nuk kishin as ujë e as ngrohje.

 

Shifra alarmuese
Sipas organizatave që merren me të drejtat e njeriut në Rusi, mësohet se numri i të “deportuarve” nga Koreja e Veriut është shumë herë më i madh. Thuhet se janë plot 30 mijë koreanoveriorë të cilët janë detyruar të shkojnë në Rusi për të punuar në sektorë të vështirë.

Stadiumi Sipas mediave ruse, stadiumi i Zenitit është simboli i korrupsionit në Rusi, pasi me kalimin e kohës kostoja e tij ka shkuar deri në 1.5 miliardë dollarë amerikanë. Impianti ishte parashikuar të përurohej në 2006­n dhe kostoja e tij ishte llogaritur “vetëm” 220 milionë dollarë amerikanë./ Marrë nga Panoramasport

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit