1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Skandali i mishit të gomarit

Më të lexuarat

Mishi i gomarit, i derrit dhe dhisë është shitur në vend të mishit të viçit, ishin përfundimet alarmuese të një ekspertize të kryer nga autoritetet e Afrikës së Jugut.
Hetimi i Pretorias zyrtare u motivua nga alarmi që ka përfshirë Europën, për përdorimin e gjerë të mishit të kalit në produkte të reklamuara si mish viçi.

Në bazë të studimit të kryer në Afrikën e Jugut u arrit në përfundimin se 99 nga 139 salçiçe të ndryshme të marra në shqyrtim nuk përmbanin produktin e përshkruar në etiketë.

Ndërsa ishte e zakonshme që vlerat energjike dhe përbërësit e tjerë të mos ishin në parametrat e afishuar, në shumë prej këtyre produkteve të mishit u gjetën gjurmë të mishit të gomarit apo derrit, transmeton TCH.

Zbulimi është veçanërisht shqetësues për pakicat myslimane apo hebreje të vendit, të cilat e kanë të ndaluar të konsumojnë derr.

Autoritetet e vendit afrikan po hetojnë për listën e vendeve që mund të jenë prekur nga ky skandal, në formën e importit apo eksportit të mishit problematik.

Ndërkohë, në disa vende europiane vazhdon tërheqja e produkteve të ndryshme me përbërës kali nga vitrinat e supermarketeve.

Në Gjermani, Britani, Çeki dhe Suedi janë tërhequr me tonelata të tëra produkte mishi, përballë dyshimit të përdorimit të mishit të kalit.

Aktualisht, Europoli është duke kryer hetime të shtrira në shumë vende të BE-së dhe pritet që shumë shpejt të ndodhin edhe arrestimet e para./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit