Në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet kjo ligësi dhe tentim për shtrembërim të asaj që tashmë edhe një fëmijë e di. Përse islamizmi dhe jo islami? Përse ende mugullon dhe gurgullon kjo dashuri ndaj “izmave”? Ndonëse të mësuar keq me darvinizmin, marksizmin, komunizmin e enverizmin! E tërë kjo pjellje përbindësh që mes tjerash përmban “izmat” nuk puthitet asgjëkund dhe asnjëherë me fenë islame. Pastaj me sa fytyrë Muhamedi alejhi selam shkruhet si i biri i Zotit, kur dihet mirëfilli se ai është rob dhe i dërguari i Zotit si mëshirë dhe udhërrëfyes për njerëzimin? Vallë kjo bëhet prej injorancës, apo prej dashakeqësisë ndaj fesë islame? Si njëri shkas, ashtu edhe tjetri janë poshtërsi të rralla. Edhe sikur të ishte shkruar në dërrasë të zezë kjo gjëmë prej ndonjë truthari, sërish nuk do të duhej të kalohej pa kërkim të përgjegjësisë, kurse të mos flasim që një “lëshim” i tillë të bëhet në librat prej të cilave brezat e rinj priten t’i vënë themelet e njohurisë së përgjithshme në jetë. Ky “lëshim” nuk duhet të quhet skandal, por vepër penale, ku përgjegjësia duhet të jetë sanksionim penal, që tutje të mos përsëriten këto masakra të maskarenjve me jaka të bardhë!
Iljasa Salihu