1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Skandalet errësojnë largimin e Papa Benediktit

Më të lexuarat

Zërat për skandal po shoqërojnë ditët e fundit të Papa Benediktit në post dhe përgatitjet për të zgjedhur pasuesin e tij.

Në një nga veprimet e tij të fundit si kreu i kishës katolike, Papa Benedikti ndryshoi kushtetutën e Vatikanit, duke eliminuar periudhën pritëse prej 15 ditësh para se kardinalët të fillojnë takimin për zgjdhjen e papës së ri. Por ndryshimi erdhi në të njëjtën ditë kur papa pranoi dorëheqjen e klerikut më të lartë të Britanisë.

Kardinali Keith O’Brien paraqiti dorëheqjen pas akuzave nga tre priftërinj dhe një ish prift për sjellje të papërshtatshme në vitet 1980.

Vatikani konfirmoi sot dorëheqjen e klerikut. Një zëdhënës tha se Papa Benedikti e pranoi dorëheqjen e tij.

BBC-ja njoftoi se dorëheqja e kardinalit skocez e lë Britaninë pa përfaqësues në mbledhjen e fshehtë të kardinalëve që do të zgjedhin papën e ri.

Kardinali O’Brien kishte në plan të dilte në pension muajin e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit