SKANDAL
Sot shqiptarët e Maqedonisë janë tronditur nga një skandal shkollor, që vjen nga një Ministri e udhëhequr nga kuadër i BDI-së së Ali Ahmetit. Me ç’rast intelektualët, prindët dhe çdo qytetar shqiptar në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze në pyetjet e testimit ekstern në lëndën e Edukimit Qytetar-Racizmi që iu nënshtruan sot të gjithë nxënësit në Maqedoni.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës që është përgjegjëse edhe për testet shkoller udhëhiqet nga kuadër i BDI-së, Abdilaqim Ademi, me ç’rast përgjegjësia për këto përmbajtje skandaloze duhet kërkuar mu nga ata që lejuan lëshime të tilla, raporton Almakos.
Mediet shkruajnë se për këtë çështje analistët dhe intelektualët shqiptarë alarmojnë që Qeveria e VMRO-BDI-së menjëherë të distancohen nga përmbajtja skandaloze dhe tendencioze e këtyre pyetjeve për nëxnësit./Almakos
Pyetja është formuluar në gjuhën maqedonase, ja se çfarë përmbajtje ka:
“Tomçe është nxënësi më i mirë në klasë, kurse Agimin prindërit nuk e lejojnë të shkon në shkollë, pasi duhet të kujdeset për lopët në pyll.! “
Pjesë nga pyetjet e testimit ekstern në lëndën e Edukimit Qytetar-Racizmi!