4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Skandal në kishën greke: Prifti vishet si nuse

Më të lexuarat

Ka shkaktuar shqetësim të madh për Kishën greke, një skandal që ka shpërthyer ditët e fundit në shtyp dhe në internet, ku protagonistë janë klerikët priftërinj.

I pari, ishte botimi i fotos së një kleriku të veshur me një fustan nuseje, i ndjekur nga një tjetër i cili thuhet se bën kërkime në web, i zhveshur para kameras.

Disa ditë më parë u zbulua një tjetër skandal, ku është përfshirë një prift dhe e dashura e tij.

Gazeta “Akropolis”, e cila ka botuar skandalin, trasmetojnë mediat greke, thotë se peshkopi në fjalë, ka kontaktuar me autorin e reportazhit dhe e ka paralajmëruar atë se do të vrasë veten, nëse bëhet publik emri i tij. Sipas gazetës, peshkopi konfirmoi vërtetësinë e materialit, që sic tha, është regjistruar nën ushtrimin e dhunës.

Rastet e para të skandaleve me klerikët grekë, kanë shkaktuar shqetësim të madh, ndërkohë që pritet së shpejti një reagim i Kishës, e cila nuk ka komentuar deri më sot.

Sipas burimeve të gazetës, vëmendja është tani tek mbledhja e Sinodit të Shenjtë javën e ardhshme, ku zyrtarët e Kishës Ortodokse do të diskutojnë si do t’i trajtojnë këto raste. /BalkanWeb/kohaislame

http://greece.greekreporter.com/2013/12/02/scandals-in-the-greek-church-go-public/#lightbox/0/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit