0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Skandal në Gjakovë: Pacientët trajtohen nga mjek pa diplomë

Më të lexuarat

Plot 15 pacientë kanë gjetur vdekjen në spitalin “Heart” në Gjakovë, dhe ata pacientë që kanë vdekur janë trajtuar nga një mjek pa diplomë. Bëhet fjalë për Hajrullah Binakaj që në periudhën 2007-2012 ka trajtuar 2.374 pacientë nga të cilët ka fituar shuma të majme.

Binakaj falë bashkëpunimit me një rrjet të madh mjekësh, që i dërgonin pacientë, vetëm në vitin 2010 në spitalin të quajtuar më pas “International Hospital” janë trajtuar 2.020 pacientë, ku 1.337 janë trajtuar nga Binakaj.

“Koha ditore” ka siguruar dokumente të ndryshme, duke përfshirë një dosje hetimore që tregon se në këtë spital kanë vdekur 20 persona.

Dokumentet dëshmojnë se Hajrullah Binakaj ka operuar pacientë për t’i venë stenda në zemër, por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ndërsa pacientët kanë paguar mbi 5 mijë euro për këtë “shërbim”. Shumë më vonë e kanë kuptuar se në zemër nuk kanë asnjë stendë.

Në tetor të vitit 2011 Policia kishte arrestuar Hajrullah Binakajn, si i dyshuar se ka operuar pacientë nevojë e pa nevojë për vënie stendash. Edhe pas asaj kohe kishte vazhduar me mjekim. Është arrestuar edhe një vit më vonë dhe është mbajtur në paraburgim. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit