-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

SKANDAL: Muftiu i Shkupit keqpërdorë 650 mijë euro!!!

Më të lexuarat

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame e Maqedonisë në mbledhjen e sotme ka vendosur që të shkarkoj nga posti Muftiun e Shkupit, Ibraim Shabanin, sekretarin e përgjithshëm në BFI, Afrim Tahiri dhe Skender Buzakun nga Muftinia e Shkupit.

Mosmarrëveshjet në BFI lindën pasi ish myftiu nga Shkupi, Ibraim Shabani dyshohet se ka keqpërdor një kredi prej 650 mijë eurove që është marrë në emër të BFI-së. transmeton Tetova Sot.

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame, njofton se sot mbajti mbledhjen e rregullt duke miratuar disa vendime.

Theks i veçantë u vendos në pikën e katërt të rendit të ditës, për të cilën, duke u bazuar në Kushtetutën e Bashkësisë Fetare Islame u sollën këto vendime:

 

  • Rijaseti, edhe një herë në mënyrë unanime rikonfirmoi votëbesimin për legjitimitetin e Reisul Ulemasë, me çrast u dëshmua se asnjëherë nuk e ka patur të kontestuar legjitimitetin për ta udhëhequr Bashkësinë Fetare Islame.
  • Gjithashtu Rijaseti në mënyrë unanime rikonfirmoi votëbesimin e të gjithë funksionerëve të Organeve të BFI, Institucioneve Edukativo-Arsimore dhe shoqatave që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame.
  • Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, në bazë të nenit 43 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, ia tërheq Muraselen Muftiut të Shkupit Ibrahim ef. Shabani dhe i njejti transferohet me detyrë të re, Profesor në Medresenë Isa Beu – Shkup. Poashtu ky vendim përkrahet në mënyrë unanime nga Rijaseti i BFI dhe i njejti hyn në fuqi që nga dita e sodit 30.04.2015.
  • Në bazë të nenit 30 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, Organi i Muftinisë së Shkupit obligohet që në afat prej 30 ditësh duke filluar nga dita e sodit, të propozojë kandidatë të mundshëm për Mufti të ri të Muftinisë së Shkupit.
  • Në bazë të nenit 43 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, z. Afrim Tahiri shkarkohet nga detyra Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame dhe i njejti transferohet në vendin tij të mëparshëm të punës, Sekretar i Shoqatës “Ilmije”.
  • Në bazë të nenit 43 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, Sekretari i Muftinisë së Shkupit, z. Skender Buzaku, shkarkohet nga detyra Sekretar i Muftinisë së Shkupit dhe i njejti transferohet si edukator në Medresenë Isa Beu.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit