1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Skandal: Gjykata mund të shpërblejë kriminelët e luftës

Më të lexuarat

Marrja e një vendimi në favor të dëmshpërblimit të paramilitarëve serbë, të cilët morën pjesë në luftën në Kosovë, shihet si absurde nga Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për personat e pagjetur.

Ndërkaq, Driton Lajçi tha se nëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg merr vendim në favor të tyre, ku gjatë këtij muaji do të dëgjohen ankesat për dëmshpërblim të paramilitarëve serbë, ajo do të humbte kredibilitetin. Sipas Lajçit, deputetët kosovarë përmes mekanizmave, siç është Komisioni Evropian, duhet ta ngritin këtë çështje, për të informuar Gjykatën lidhur me këtë rast.

Paramilitarët serbë, të cilët shërbyen për gati 4 muaj në kohën e kulmit të masakrave dhe spastrimit etnik të qytetarëve shqiptarë të Kosovës, mund të shpërblehen me miliona euro në qoftë se Gjykata në Strasburg vlerëson se ankesat e tyre janë të drejta. Lajmi fillimisht u publikua në të përditshmen britanike “Daily Mail”, sipas të cilës një panel i gjyqtarëve do t’i dëgjojë këtë muaj ankesat për dëmshpërblim. Mundësia e tillë është përshkruar si çmenduri dhe bizare nga disa deputetë të Partisë Konservatore të kryeministrit David Cameron. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit