1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“S’KA RREZIK NGA DIALOGU”

Më të lexuarat

Zëvendës kryeministri në Qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar sot se takimi i djeshëm, midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Ivica Daçiq ka qenë një takim i pritur dhe se nga vazhdimi i tij nuk ka kurrfarë rreziku për Kosovën, pasi që ai mbështet fuqishëm nga BE-ja dhe SHBA-të.

“Ky takim i ka hapur mundësitë për dialog në të ardhmen por gjithmonë duke ruajtur atë që gjithmonë e kemi në Kushtetutën e Kosovës dhe rezolutën e Kuvendit të Kosovës.

Unë besojë që për Qeverinë e Kosovës dhe vetë kryeministrin si dhe rajonin është lajm i mirë kur fillojnë gjërat të zgjidhen përmes dialogut. Ne i kryejmë detyrat mbi bazat tona juridike dhe kushtetuese. Unë mendojë se ne duhet të jemi racional në veprimet tona”, ka thënë Kuçi duke shtuar se nga ky dialog nuk do të ketë rrezik për Kosovën pasi institucionet e Kosovës kanë mbështetjen e plotë nga BE-ja dhe SHBA-të.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit