0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

S’KA LINDUR SERB QË THOTË SE KOSOVA ËSHTË SHTET

Më të lexuarat

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se “kryerësit e krimeve ndaj serbëve” në Kosovë duhet te dënohet ose ato do të përsëriten sërish

Ai ka vizituar një përmendore të serbëve të vrarë në Rahovec. “Lista e serbëve të vrarë dhe të kidnapuar, pas të cilës nuk qëndron asnjë person, dënim apo emra të përgjegjësve, është fakti më i mirë se me çka po përballen serbet në Kosovë. Çështja e të gjitha çështjeve është se çdo krim duhet të ketë emër dhe mbiemër të përgjegjësve dhe se çfarëdo krimi duhet te dënohet, në të kundërtën do të përsëritët”, ka thënë Vulin.

Ndërsa ka folur me mllef për serbët e vrarë, ai nuk e ka përfunduar asnjë krim të serbëve ndaj shqiptarëve e që janë më mijëra e mijëra.

Tutje, ai para kësaj përmendore ka thënë se serbëve në Kosovë do t’iu thuhet vetëm e vërteta.

“E vërteta për dëmshpërblimet materiale, për bisedimet, të vërtetën për marrëdhëniet e Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare ndaj tyre…”, ka thënë Vulin.

Ai ka shtuar se e vërteta është se çështja e Kosovës është e rëndë, por jo pa shpresë. “E vetmja mënyrë qe Kosova të jetë shtet është qe në të heqim dorë nga lufta për Kosovën dhe të themi se Kosova është shtet. Ende nuk ka lindur gojë serbe qe do ta thotë një gjë të tillë”, ka përfunduar ai.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit