4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

S’jemi gati për bisedime!

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se bisedimet politike me Serbinë nuk duhet të nisin derisa institucionet e vendit të përgatiten për këtë proces. Ai po ashtu ka thënë se nëse veriut do t’i jepet një status special, e njëjta gjë duhet të ndodh në Luginën e Preshevës.

“Realisht konsideroj që faktori politik në Kosovë nuk është i përgatitur që të fillojë këto bisedime. Së pari, pasi nuk ekziston një frymë politike e gatishmërisë dhe e unifikuar në mes të subjekteve politike në Kosovë dhe nuk është bërë një projekt, një plan, se cilat tema dhe cilat çështje do të duhej që fillimisht të bisedoheshin. Dhe përfundimisht konsideroj se nuk është një frymë e debatit dhe kjo nënkupton një kohë më të gjatë të përgatitjes për këtë proces, natyrisht”, u shpreh Krasniqi në një intervistë për RTV21.

Kryeparlamentari Kasniqi thekson se në këtë proces duhet të përfshihen edhe partitë e tjera politike. “Është shumë më e arsyeshme që në këtë proces të ketë një përfshirje edhe të partive opozitare. Siç ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve kur pozita dhe opozita kanë ndarë përgjegjësitë bashkë”, ka theksuar më tej Krasniqi

Kryeparlamentari thekson se askush deri më tash nuk ka kërkuar nga Kuvendi që të luajë rolin e tij në bisedimet politike. I pari i Kuvendit ka deklaruar se nëse veriut të Kosovës do t’i jepet një status special, e njëjta gjë duhet të ndodh me shqiptarët në Luginën e Preshevës. “Po e them edhe një herë, nëse kërkohet një autonomi për serbët e pjesës veriore të Kosovës ajo autonomi duhet t’u jepet edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” , është shprehur Krasniqi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit