0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sivjet kanë falimentuar 770 biznese

Më të lexuarat

Sipas statistikave në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë shuar 770 biznese, kurse gjatë periudhës se njëjtë të vitit të kaluar numri i bizneseve të shuara ka qenë 587.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nuk bëjnë të ditur arsyen e shuarjes se këtyre bizneseve, ngase, sipas tyre, me ligj nuk është paraparë arsyetimi për mbylljen e biznesit. Njohës të ekonomisë si shkas përmendin klimën e papërshtatshme për të bërë biznes në vend. Njëra nga bizneset e falimentuara në këtë gjashtëmujor është edhe firma “Profil Plast”. Pronari i saj, Afrim Jaha, tregon për gazetën “Kosova Sot” se ngarkesat e larta tatimore e kanë detyruar ta çregjistrojë biznesin e tij, pasi thotë se më shumë është dashur të paguajë obligime, sesa që ka fituar. “ Është për t’u habitur se si ato biznese që veprojnë me zanat, TVSH-në e kanë 9 për qind, ndërsa p.sh kafeteritë e kanë 3 për qind. Çfarë dallimi, kafeteria mund t’i shesë me qindra kafe, kurse unë nuk mund të shes as edhe një nga prodhimet e vetme për disa ditë, ndërsa unë paguaj nëntë për qind”, u shpreh Jaha.

Aktualisht në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit janë të regjistruar 124 mijë 707 biznese. Arta Istrefi, zëdhënëse në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka bërë të ditur për “Kosova Sot” se 770 biznese janë shuar gjatë periudhës janar-qershor. “Aktualisht në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit janë të regjistruar 124.707 biznese. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë shuar 770 biznese. Me ligj nuk është paraparë arsyetimi për mbylljen e biznesit, andaj, ajo është vullnetare dhe nuk deklarohet arsyetimi për të”, ka thënë ajo. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit