3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Situata në Siri, Erdogan telefonon Merkel: Duhet të ruhet sovraniteti

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me situatën në Siri

Mësohet se Erdogan dhe Merkel, në bisedën telefonike kanë biseduar rreth operacionit të ndërmarrë nga SHBA-të, Britania dhe Franca menjëherë pas sulmit me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar al-Asadit në Duma.

Dy liderët gjithashtu kanë theksuar se duhet të ruhet sovraniteti territorial i Sirisë dhe se duhet të hidhen hapa konkrete për të siguruar përparim në procesin politik.

Më tej, sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës turke, mësohet se në bisedën telefonike të kryer pas takimit me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti Erdogan dhe Merkel kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth çështjeve dypalëshe dhe rajonale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit