Sistemi kapitalist në kolaps, Islami shihet si zgjidhja më e mirë!
Mr. Ejup Haziri
Kolapsi amerikan
Kriza ekonomike që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me falimentimin e bankave më të mëdha në vend dhe dështimin kataklizmik, e që as miratimi i planit prej 700 milardë dollarësh nuk ishte i mjaftueshëm, ka bërë që të preken edhe shumë vende tjera në mbarë globin, si dhe të dalin në shesh shumë probleme tjera në lidhje me financa që prej dekadash ishin fshehur.
Gazeta US Today, e kishte akuzuar rëndë qeverinë amerikane, ngase sipas saj, në dekadat e kaluara nuk kishte marrë mësim nga krizat financiare të shumë vendeve të ndryshme, si kriza e dikurshme në Meksikë, Tajlandë, Rusi, e vende tjera. Poashtu kritika kishte marrë qeveria për shkak të lënies së ekonomisë së lirë, duke mos i interesuar fare kjo punë qeverisë, e që sollën shumë faktorë negativë në shoqëri, si papunësia, varfëria, etj.
Samir el-Mufti është profesor i financave politike në Universitetin Amerikan në Kairo, ai thotë se rënia dhe dobësimi i ekonimisë amërikane kishte ndodh para kësaj krize, bile sipas tij shumë kohë para kësaj krize. “Amerika pas luftës së dytë botërore, zotëronte 48% të ekonomisë së mbarë botës, por më vonë ndodhën ndryshime graduale në qendra të ndyshme ekonomike, si në Japan, Gjermani, dhe në shtete të Azisë Juglindore. Departmenti i Bushit, u mundua ta shpëjtojë këtë veprim për ta rikthyer ekonominë e dikurshme por kjo nuk përshtatej me fuqinë financiare amerikane, andaj në fund u shfaqë kriza ekonomike”-shprehet kështu prof. el-Mufti.
Deri në vitin 2004, gjendja ishte deri dikun e mirë, por pas rritjes së kamatës, dhe shtimit të madh të borgjeve e kredive, saqë në mars të vitit 2007, kreditë arritën në 1.3 trilion dollar, e në gjysmën e dytë të atij viti, kriza vetëm rritej e shtohej edhe më shumë. Derisa, shteti më i fuqishëm ekonomikisht në botë, hyri në kolaps të madh ekonomik, duke lënë një numër të madh qytetarësh në pasiguri të madhe. E në anën tjetër, 28 milionë njerëz janë duke u mbështetur në ndihmat qeveritare për të mbijetuar, ky është ‘great depression’, jo i vitit 1929, por i vitit 2008.
Sistemi kapitalist kolaps apo riformim?
Kjo krizë akonomike, ka nxjerrur në shesh shumë gjëra, ka vënë sistemin kapitalist në mëdyshje, shumë ekonomist mendojnë se duhet të ndërrohen bazat e sistemit kapitalist, i cili ka për qëllim realizimin e fitimit të skajshëm, pa marrë parasysh mënyrën e fitimit.
Sipas el-Mufti, sistemi materialist në Amerikë do të pësojë ndryshime thelbësore. Ndërsa Nebil Hashad, kryetar i Qendrës Arabe për Studime Financiare, thotë se ‘Amerika do të del nga kjo krizë edhe më e fuqishme se që ka qenë, ai kujton krizën e vitit 1929, ku Amerika doli prej saj shumë e fuqishme. “Ashtu sic doli Amerika me një ekonomi të fortë nga kriza e vitit 1929, do të ngjan e njëjta gjë edhe në krizën e tanishme”-thotë z. Hashad.
Z. Hashad, refuzon atë cka thuhet se hapat që i ka ndërmarrë Amerika për ‘shërimin e krizës’ janë kolaps i bazave të kapitalizmit, të cilat ngritën në baza se shteti duhet të qëndrojë larg nga ekonomia.
Shkaqet e kolapsit?
Ekonomistët e mëdhenj dhe real, shkaqet e këtij dështimi të madh, e lidhin kryesisht me dy shkaqe, i pari prej tyre është kamata (pa marrë parasysh e lartë apo jo), dhe e dyta është shitja e borxheve, ku cdonjëra është e lidhur me tjetren.
Shkaku kryesor që erdhi te kolapsi ishte padyshim kamata, e sidomos kamatat e larta që shkatërruan individin dhe shoqërinë.
Johan Bitman, është ekonomist i njohur gjerman, i cili kishte akuzuar shumë sistemin kapitalist, respektivisht bazat në të cilat është ngritur ky sistem, ai bën presion të madh që të largohet kamata, madje ai fenomenit të kamatës ia kushtoi një libër të plotë, që e quajti ‘Katastrofa e kamatës’.
Disa gazeta amerikane dhe evropiane, kishin akuzuar papatin katolik, ngase nuk kishte nxjerrë ndonjë dekret për ta zbutur kamatën e lartë, apo për ta ndaluar atë, por Papa në të gjitha rastet kishte heshtur dhe kishte bekuar ngritjen e kamatës, dhe kjo kishte ndodhur nga përfitimet e mëdha të kishës nga ai sistem i tregut finaciar. Kisha e kishte lejuar kamatën që nga mesi i shekullit të 13-të, pasi që kisha ndodhej në gjendje jo të mirë për shkak të bankrupcionit ndaj luftërave të mëdha të ‘shenjta’ e që zakonisht zhvilloheshin kundër myslimanëve, e që nga ajo kohë, kamata në krishterizëm mbeti e lejuar.
Kush po pëson kolaps?
S’ka dyshim se në rend të parë kolaps kanë pësuar Shtetet më të fuqishme të botës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos anashkaluar as shtetet tjera më të industrializuara, e deri tek shtetet tjera më të vogla.
Sidoqoftë, nuk është vetëm Amerika ajo që po vuan nga kriza e rëndë, por janë edhe shtetet tjera që vuajnë gati njësoj si Amerika. Britania e Madhe sigurisht se do të zbatojë planin e ‘shpëtimit’ prej 50 miliardë stërlinash. E Gjermania, Franca dhe shumë vende tjera do të ndërmarin hapa të shpejtë për të shpëtuar nga kolapsi finaciar.
Islami është zgjidhja
Johan Bitman në librin ‘Katastrofa e kamatës’, thotë se duhet të zbatohet sistemi islam në cështjet e financave.
Ai në atë libër, bën thirrje haptazi që të pasohet dhe praktikohet sistemi islam në sektorin e financave. Kur e dha atë mendim, e sulmuan atë pa masë, derisa e quajtën ‘Mulla Bitmani, mirëpo gjërat ndryshuan shumë shpejt, më shpejt se sa që e kanë paramenduar ekonomistët botërorë, andaj sot ideja e tij po vërtetohet, edhe pse ai ishte një krishter, por zgjidhjen e shihte në aplikimin e një sistemi me baza të shëndosha, që nuk ka për qëllim denigrimin e individit dhe shoqërisë, por që ka për qëllim ndihmën e individit nga shoqëria, dhe shoqërisë nga individët.
Islami shihet si zgjidhja më e mundshme për të shpëtuar kolapsin financiar, pasi që në Islam, kamata është e ndaluar rreptësisht, dhe si i tillë forcon individin dhe shoqërinë.
Në kohën kur të menqurit evropian thërrasin për aplikimin e një sistemi me baza të shëndosha si sistemi financiar islam, disa trashëgimtar muslimanësh ngrejnë zërin e tyre se ‘sistemi bankiar e financiar islam nuk është i përshtatshëm për zbatim në këtë kohë.’ Kjo është qudia më e madhe, kur perëndimorët thërrasin dhe thojnë se Islami është zgjidhja, e disa prej muslimanëve thonë sistemi sekular është zgjidhja.
Burimi: http://www.revstudenti.co.nr/