-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Sistemi i vlerave morale të botës perëndimore

Më të lexuarat

Jeta e njeriut perëndimor është teknologjiku maksimalisht, është privuar nga përmbajtja shpirtërore dhe ngrohtësia jetësore. Falë prosperitetit perëndimi modern ka arritur t’i tejkalojë problemet e shumtë jetësorë. Mirëpo, jeta shoqërore e krijuar si rezultat i civilizimit modern e pengon që të mësojë shumë fakte, duke sjellur në harresë shumë vlera të tij morale.
Çrregullimet e shumta që janë karakteristikë civilizimin e sotëm modern janë fare evidentë. Shpikjet dhe zbulimet e bëra për të lehtësuar jetën dhe për të përparuar civilizimin nuk i kanë zbutur këto çrregullime, as i kanë sjellur lumturi shoqërisë, por as kanë eliminuar problemet e tij dhe çrregullimet e shumta sociale. Krahas nevojave të ndryshme fizike njeriu ka një vrull moral dhe aspiratë shpirtërore. Siç e ndjen joshjen ndaj kënaqësive fizike, njeriu gjithashtu ndjen edhe nevojë për ushtrimin e përmbajtjeve shpirtërore jashtë botës materiale.

Përkufizimi njeriut vetëm brenda suazave të materiales do të ishte gabim i madh, pastaj nuk është edhe në harmoni me natyrën e tij. Shkalla fillestare në jetën e
komunitetit njerëzor, e që paraqet shpresen më të lartë të njerëzimit, fillon në momentin kur mendja e njeriut, në rrugën zhvillimit të saj gjithëpërfshirës, posaçerisht në stadiumin e kulturës materiale, aktivizon potencialet veta shpirtërore në drejtim të shfrytëzimit të vlerave të gjithmbarshme njerëzore. Lumturia njerëzore gjithsesi i arrihet vetëm në nivel të kulturës materiale pa ushmin e barabartë të dy aspekteve të saj: shpirtëror dhe material.
Devijimet bashkëkohore morale dhe shoqërore tresojnë që faktorëve të komplementarizmit njerëzor nuk i është dhënë vëmendje e nevojshme. Njerëzimi ka gabuar kur ka lëshuar të njohë faktorët e lumturisë dhe mirëqenies. Historia nuk e njeh asnjë popull jeta e cilit ka qenë e perkufizuar tërësisht me procese destruktive. Kështu është edhe Perëndimi sot. Përkundër degjenerimit moral, ende ekzistojnë edhe kualitete të duhura; ekzistojnë shumë njerëz të cilët praktikojnë besnikërisht principet siç janë nderi, mirësjellja dhe sinqeriteti. Mirëpo këto virtyte nuk mund të vërehen përkundër mëkateve dhe dobësive të cilay dominojnë.

Virtyteve të tilla mund t’i qasemi nga kënde të ndryshem dhe mund të aplikohen në mënyra të ndryshme. Virtytet morale të Perëndimit kanë përjetuar ndarjen e plotë nga feja, kështu që e kanë humbur vlerën dhe karakteristiken e tyre shpirtërore. Dashuria ndaj fitimit material e ka nxitur njeriun perëndimor ta kryejë me përpikëri dhe plotësisht detyrën e vet. Njerëzit virtytet morale i shikojnë nga aspekti i fitimit material, për ata ato janë mjet për perparim në punë. Nëse këto virtytet nuk sigurojn dobi materiale, atëherë tek ata nuk kanë kurrfarë vlere
Kështu vlerat morale tek ata shfrytëzohen për arritjen e fitimit.

Sejjid Muxhteba Musavillari
“Islami dhe civilizimi perëndimor”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit