4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sirianët ia mësyjnë Jordanisë

Më të lexuarat

Dhuna e ditëve të fundit në provincën Dara të Sirisë ka detyruar afër një mijë sirianë të largohen për në Jordani.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, luftimet e fundit në zonat kufitare të këtij vendi kanë shtyrë afro një mijë sirianë të kalojnë kufirin për në Jordani.

Anëtarët e ekipeve të shpëtimit e quajnë eksodin një “krizë humanitare”, raportojnë mediat.

Përfaqësues të UNHCR-it i kanë bërë thirrje Jordanisë që të hapë një kamp për mijëra sirianët që po e braktisin vendin e tyre për shkak të luftimeve.

Sipas UNHCR-it, diku 140 mijë sirianë janë tashmë në këtë shtet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit