Votimet kanë nisur në zgjedhjet parlamentare në Sirinë e përfshirë nga konflikti.
Zgjedhjet që shihen nga presidenti Bashar Al Asad si zgjedhjet e para multipartiake në 50 vjet, janë pjesë e një procesi kompromisi të reformave politike, që ka nisur si kundërpërgjigje ndaj kryengritjes kundër Asadit në marsin e 2011.
Zgjedhjet fillimisht qenë shpallur për shtatorin e 2011. Në kudër të përgatijes, janë formuar nëntë parti politike.
Sipas agjencisë siriane të lajmeve 7195 kandidiatë garojnë për 250 mandate parlamentare.
Grupi kryesor opozitar i Sirisë, ka bërë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet parlamentare që mbahen sot. Grupi i ka quajtur zgjedhjet “tallje me qytetarët”.
OKB-ja, vlerëson se më shumë se 9 mijë njerëz janë vrarë që nga kryengritja kundër presidentit Bashar al-Asad që filloi në marsin e vitit 2011./kohaislame