2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Siria ka përdorur armë kimike në luftime, thonë ekspertët e armëve kimikale

Më të lexuarat

OPCW thotë se 26 njerëz kishin dëgjuar “fishkëllimën” e bombave që binin të cilat përmbanin kimikale toksike, gjatë sulmeve të vitit të kaluar.
Hetuesit e armëve kimikale kanë arritur në përfundim se gazi klorik ishte përdorur si armë kundër tre fshatrave Siriane vitin e kaluar, duke arritur efekt tek 350 deri në 500 njerëz dhe duke vrarë 13 të tjerë, thuhet në një raport të lëshuar të Martën nga The Associated Press.
Përveç dëshmive të njerëzve, ata si dëshmi kishin mbi 140 video dhe 189 pjesë të materialeve të cilat u përdorët nga investiguesit për të hetuar rastin, i cili atëbotë ishte një nga lajmet e dhimbshme që vinin nga vatra e luftës në Siri.
Kombet e Bashkuara, më 27 shtator 2014, kishin bërë marrëveshje që nga Siri armët kimike duhej të largoheshin ose të shkatërroheshin.
Zëvendës ministri i jashtëm siran Faysal Mekdad u tha OPCW në takimin e tyre me 1 dhjetor se qeveria e tij asnjëherë nuk ka përdor armët kimike ose klor gjatë 4 viteve të luftimeve civile, i cili luftimi ka vrarë mbi 200,000 njerëz dhe ka zhvendosur 1/3 e popullatës së këtij vendi. Ai tha se “grupet terroriste kanë përdoru armë kimike në shumë vende dhe regjione të Sirisë dhe Irakut”.
Por amabasadororja e Shteteve të Bashkuara Samantha Power i shkroi në Twitter se :”Vetëm regjimi Sirian përdori helikopter”. Ajo poashtu shkroi në Twitter se :”regjimi duhet të tregojë se më pakta që mund të bëjë është të shkatërroj ato armë kimike, dhe poashtu të ndalojë hudhjen e kimikaleve të ndryshme mbi civilët”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit