4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Siria ka filluar të përdorë raketa “scud” kundër opozitarëve

Më të lexuarat

Ky pretendim u hodh nga burime zyrtare amerikane nën mbrojtjen e anonimatit, që theksuan gjithashtu se gjatë ditëve të kaluara udhëheqja e Esadit ka lëshuar raketa “Scud” nga Damasku drejt veriut të vendit.

Dy burime të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur se numri i raketave të lëshuara deri më tani nga regjimi i Esadit është mbi 6 copë.

Sipas një artikulli të ditores prestigjioze “New York Times”, nuk janë gjetur prova lidhur me mbushjen e raketave me lëndë kimike të ndaluara.

Një nga zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë vuri në pah se janë duke hetuar vërtetësinë e lajmit dhe shtoi: “Nëse pretendimi në fjalë është i drejtë, atëherë kjo tregon gjendjen e dëshpëruar të regjimit të Esadit.”

Kurse burime të NATO-s në Bruksel deklaruan se zotërojnë informata lidhur me përdorimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi gjatë kësaj jave në Siri, ndërsa shprehën mendimin se raketat në fjalë mund të jenë pikërisht ato “Scud”.

Aleanca bëri të ditur se raketat nuk kanë hyrë në territorin turk, por edhe se nuk janë në dijeni të dëmeve, që ato mund të kenë shkaktuar brenda Sirisë.

Nga ana tjetër, Presidenti i Ekuadorit, Rafael Korrea, përgënjeshtroi kategorikisht lajmet se Kryetari i Shtetit të Sirisë, Beshar Esad, ka kërkuar azil politik në vendin e tij.

“Edhe në qoftë se Esadi ka bërë kërkesë për strehim politik në vendim tim, në dijeni të kësaj nuk jam as unë”, tha Korrea.

Ndërkaq, përgjegjësinë e sulmit të djeshëm vetëvrasës ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme në kryeqytetin Damask të Sirisë e morën përsipër Përkrahësit e Frontit për Fitoren e Popullit Sirian, që ndryshe njihen edhe si Fronti Al-Nusra, i përfshirë pak ditë më parë në listën e organizatave terroriste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pretendohet se në këtë sulm, që shkaktoi të paktën 7 të vdekur, shumica e të cilëve ushtarakë, disa të plagosur dhe shembjen e mureve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sirisë, ka mbetur i plagosur edhe vet ministri.

Një tjetër lajm shpërthimi nga Damasku erdhi edhe sot. Bilanci i sulmit, që u organizua me një autobombë në nënprefekturën Katana të kryeqytetit sirian, rezulton të jetë 16 të vdekur dhe 25 të plagosur./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit