1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Siria, hyn në vitin e katërt të luftës civile

Më të lexuarat

Luftimet në Siri, të cilat filluan si protesta popullore kundër sundimit të Bashar al-Asadit, kanë vazhduar për tri vjet, duke filluar në mars të vitit 2011 si pjesë e lëvizjes më të gjerë të Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme e njohur si Pranvera Arabe.
Protestat u përhapën në mbarë vendin deri në prill të atij viti me kërkesat fillestare për reforma demokratike dhe ekonomike në kuadër të qeverisë ekzistuese, përpara se në vend të fillonte lufta. Kjo qeveri është e kryesuar nga Presidenti Bashar al-Asad, i cili vjen nga familja Asad që sundon në Siri për 40 vite me radhë.
Lufta ka shkatërruar qytete të tëra. Riparimi i të paktën 2.9 milionë ndërtesave të shkatërruara apo të dëmtuara gjatë luftës, që po vazhdon në Siri, do të kushtojë 165 miliardë dollarë, bënë të ditur Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut në një raport të lëshuar të enjten.
Disa rajone, sidomos qytetet si Halepi, Homsi dhe Hama, janë shkatërruar, pothuajse plotësisht pas sulmeve të regjimit.
Lufta civile siriane këtë javë hyn në vitin e saj të katërt, e cila ka marrë jetën e më shumë se 140,000 njerëzve dhe ka detyruar miliona të tjerë të kërkojnë strehim jashtë vendit./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit