1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

SIRIA DHE KRIZA EVROPIANE REND KRYESOR I SAMITIT G 20

Më të lexuarat

Për dy ditë me radhë të gjitha vështrimet në mbarë botën do të jenë të drejtuara nga Meksika…

Liderët botërorë do të takohen në samitin e G 20-ës që organizohet në Los Gabos të Meksikës.

Në samit krahas krizës së borxheve të Evropës, do të shtrohet në tryezë edhe dhuna në Siri.

Liderët do të flasin për masakrat e udhëheqjes së Esadit, dhe do të trajtojnë hapat që mund të hidhen për arritjen e një zgjidhjeje.

Edhe Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan në këtë kuadër do të realizojë takime dypalëshe me liderë të ndryshëm.

Pritet që ai të takohet veç e veç me Presidentin Amerikan Barack Obama dhe liderin e Rusisë Vladimir Putin.

20 vendet me ekonomitë më të mëdha në botë, do të flasin në samitin e Meksikës për rrugët që mund të ndiqen në lidhje me krizën evropiane.

Kriza që përfshiu Greqinë dhe më pas Spanjën dhe Italinë, shqetëson të gjithë botën.

Turqia e cila në kundërshtim me situatën në Evropë, është duke u zmadhuar ekonomikisht, është edhe një nga vendet që mbledh vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve në samit.

Në ditën e parë të samitit Kryeministri Erdoan do të mbajë fjalime në mbledhjet me temë tregtinë dhe investimin.

Kryeministri Erdoan në fjalimin e tij drejtuar botës së biznesit, do të qëndrojë mbi sekretet e suksesit të arritur nga Turqia në ekonomi. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit