Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë vizituar burgjet e braktisura qeveritare në Siri, ku kanë gjetur pajisje të torturës dhe prova të tjera të abuzimit. Lajmin e bëri të ditur Human Rights Watch.
Human Rights Watch tha se kërkuesit gjetën prova fizike që sirianët u torturuan. Grupi gjithashtu ka gjetur dokumente që tregojnë se banorët e qytetit Raka u ndaluan për veprimet juridike si demonstrata ose ndihma ndaj të plagosurve.
Grupet e të drejtave dhe aktivistët e opozitës kanë pretenduar që prej kohësh se civilët kanë qenë të arrestuar në mënyrë arbitrare dhe janë torturuar. Nganjëherë, ata janë zhdukur që prej kryengritjes kundër regjimit.
Gjetjet e HRW duket të jenë një nga zbulimet e mëdha të provave fizike për këto pretendime.
“Dokumentet, qelitë e burgut, dhomat e marrjes në pyetje dhe pajisjet e torturës në objektet qeveritare të sigurisë janë në përputhje me përshkrimet thotë Nadim Houry, zëvendës drejtor i HRW për Lindjen e Mesme.
HRW ka qenë duke dokumentuar abuzimet e regjimit gjatë 26 muajve të konfliktit.
/mszh/kohaislame