Një prej drejtuesve të lartë të grupit “Hezbollah” mbeti i vrarë në luftime në Siri.
Në një deklaratë të publikuar nga vetë organizata, informohej se Ali Hussein Nassif nuk jeton më dhe se ai ishte varrosur me ceremonitë përkatëse ditën e hënë në luginën e Bekës, u vra duke luftuar.
Megjithatë, asnjë e dhënë tjetër mbi rrethanat e vdekjes së tij nuk u bë publike.
Besohet se Nassif ishte pjesë e një toge ushtarësh, të cilët ranë në kurthin e Ushtrisë së Lirë Siriane.
“Hezbollah” ka shpallur më parë mbështetjen e qartë për regjimin e presidentit Bashar al-Assad, por ka mohuar përfshirjen direkte në luftën civile që deri më tani i ka kushtuar jetën më shumë se 30 mijë sirianëve.
Një organizatë ekstremiste shiite libaneze, “Hezbollah”-u përfshihet në listën e vendeve terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian./tch/kohaislame