0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Siri – Vazhdojnë evakuimet nga lagjja Vaer e Humusit

Më të lexuarat

Autokolona e 7-të me civilë ka lëvizur nga Vaer që ndodhet nën rrethimin e regjimit të Esadit në drejtim të zonës rurale në veri të Idlibit.

Vazhdojnë evakuimet nga lagjja e Vaerit, e cila ndodhet nën rrethimin e regjimit të Sirisë.

Disa makina nga autokolona e 7-të me civilë dhe elemente ushtarake të detyruar të largohen nga lagjja Vaer e Humusit e cila ndodhet nën rrethimin e regjimit të Esadit, kanë lëvizur në drejtim të zonës rurale në veri të Idlibit.

Një pjesë e 1 mijë e 850 personave të nisur nga Vaeri, janë nisur në drejtim të kampit Maret Ihvan që ndodhet në zonën rurale në veri të Idlibit nën kontrollin e opozitarëve.

Në autokolonën e përbërë prej 50 autobusëve, e cila duhet të niset sot, ndodhen 3 persona me aftësi të kufizuar, 926 fëmijë në mesin e të cilëve edhe foshnje dhe 425 gra.

Kjo autokolonë, që do të transportoj 507 familje të mbledhur në një zonë të lagjes Vaer, krahas autoambulancave të Gjysmëhënës së Kuqe, do të përcillen edhe nga 8 maune që transportojnë gjësendet e tyre.

Dy kolonat e para, të cilët kanë dalë nga Vaeri në fillim të muajit mars, janë dërguar në kampet e ngritura në nënprefekturën Xherablus të Halepit në afërsi të kufirit të Turqisë. Ndërsa autokolona e tretë në qendrat e përkohshme të strehimit të ngritura në zonën rurale të Idlibit dhe autokolonat e 4-t, 5-të dhe e 6-të janë sistemuar në kampin Zogara në Xherablus.

Ndërkohë që nga Vaeri, i cili ka qenë për një kohë të gjatë nën rrethim dhe i ekspozuar ndaj sulmeve të regjimit, deri më sot janë evakuuar afërsisht 13 mijë persona, ndërsa planifikohet që evakuimet të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit