Zhurma shpërthimesh u dëgjuan në Damask ku forcat e regjimit të presidentit, Bachar al-Assad vazhdojnë të bombardojnë lokalitetet në periferi të kryeqytetit.
Zhurma shpërthimesh u dëgjuan në Damask ku forcat e regjimit të presidentit, Bachar al-Assad vazhdojnë të bombardojnë lokalitetet në periferi të kryeqytetit për të penguar manifestuesit të parakalojnë, sipas militantëve.
”Ushtria kishte vënë në shënjestër me armë dhe me tanke lokalitetet e Ghoutas lindore pranë Damaskut”, theksoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), i vendosur në Britaninë e Madhe dhe Komitetet Lokale të Koordinimit (LCC), që organizojnë mobilizimin e opozitarëve në vend.
”Në provincën Hama, pesë civilë, dy prej të cilëve gra, u vranë sot nga forcat e ushtrisë të vendosura rreth Hilfayas, dhe një rebel humbi jetën nga luftimet në Deir Ezzor, një qytet ku ushtria tenton të rimarrë kontrollin”, sipas OSDH.
Në pjesën tjetër të vendit, ushtria bombardoi sot qytetin Atareb si dhe lagjen Jouret al-Chiyah në Homs.
Dje represioni dhe luftimet mes ushtrisë dhe rebelëve kanë shkaktuar më shumë se 120 të vdekur në Siri.kohaislame