-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Siri – UNHCR: 17 vende hapin kufijtë për strehimin e refugjatëve

Më të lexuarat

Gjatë një konference shtypi pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv të UNHCR-së, Guterres theksoi se vendet në fjalë mund të prisnin më shumë se 10 000 refugjatë në kërkim të një të ardhmeje të re.

“Ndër vendet e gatshme për të marrë pjesë në programin e OKB-së për ristrehimin e refugjatëve sirianë figuron për herë të parë edhe Meksika”, u shpreh ai, duke shtuar se vendet e tjera kishin pritur tradicionalisht refugjatë në kërkim të ristrehimit.

Ndërmjet 17 vendeve janë emrat e Australisë, Austrisë, Kanadasë, Finlandës, Gjermanisë, Hungarisë, Luksemburgut, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Spanjës, Suedisë, Zvicrës, Danimarkës, Francës, SHBA-së dhe Meksikës./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit