14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Siri, tre raketa godasin Alepon

Më të lexuarat

Tre raketa kanë rënë në disa zona të banuara të qytetit verior të Alepos, në Siri, duke vrarë të paktën 12 civilë, njoftojnë aktivistët.

Pamje filmike të postuara online tregojnë situatën pas shpërthimeve, me njerëzit që mbajnë në duar të plagosurit dhe një zonë të gjerë të kthyer në gërmadhë.

Aktivistët deklarojnë se familje të shumta janë varrosur nën rrënoja në njërën prej lagjeve të goditura. Ndërkohë, politikanët opozitarë thonë se kanë rënë dakord që të formojnë një qeveri për zonat e kontrolluara nga kryengritësit.

Grupimi Koalicioni Kombëtar Sirian, i mbledhur në Kajro, deklaroi se do të takohet sërish më 2 mars në Stamboll për të emëruar një kryeministër.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 70 mijë persona kanë vdekur që nga nisja e kryengritjeve kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad në mars 2011.

Motivet për sulmin e fundit janë të paqarta dhe nuk dihet se kush i qëlloi raketat. Më herët gjatë javës aktivistët akuzuan forcat qeveritare se po qëllonin zonat e Alepos me raketa ruse të tipit “Scud”.

Pamjet e xhiruara nga vendi i ngjarjes tregojnë një situatë kaotike, por errësira e imazheve bën të vështirë identifikimin e llojit dhe përmasave të raketës./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit