Të paktën 80 persona janë vrarë nga dhuna gjatë 24 orëve të kaluara në Siri, kumtuan sot aktivistë të Organizatës Siriane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (OSDH).
”Në Damask humbën jetën 33 persona, ndërsa viktimat e tjera janë regjistruar në qytetet Humus dhe Halep”, shtoi organizata.
Ndërkohë, OSDH-ja shtoi se e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Sirisë ka marrë peng një numër të madh ushtarësh të regjimit të presidentit Beshar Esad.trt/kohaislame