0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Siri, sulmohet agjencia e inteligjencës

Më të lexuarat

Kryengritësitt në Siri raportohet se kanë kryer një sulm me bombë gjatë natës ndaj një ndërtese të shërbimeve të inteligjencës në një periferi të kryeqytetit Damask.

Inteligjenca e Forcave Ajrore konsiderohet si një agjenci elitë e sistemit sirian të shërbimeve sekrete.

Edhe pse më e vogël se Inteligjenca Ushtarake, në të kaluarën ajo ka luajtur një rol kyç në operacionet kundër grupeve të opozitës, si dhe në operacione të fshehta jashtë vendit, duke fituar reputacionin e brutalitetit.

Agjencia drejtohet aktualisht nga gjeneral-major Jamil Hassan, një anëtar i sektit të vogël dhe të devijuar Alawite i presidentit Bashar al Assad. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit