Raketat e lëshuara nga Aeroporti Kuweires në rajoni i Halepit kanë goditur vendbanimet civile dhe cisternat e parkuara të karburantit në Jarabulus dhe Al-Bab në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi në Twitter se në sulm kishte të plagosur dhe se bëhet fjalë për sulm me raketa balistike dhe raketahedhës, të cilat u ndërmorën nga pozicionet e kontrolluara nga forcat besnike të regjimit të Bashar al-Assad-it.
Në deklaratë thuhet se menjëherë pas sulmeve ndaj civilëve në rajonet e çliruara në operacionin Mburoja e Eufratit, Federata Ruse u paralajmërua të ndalohen sulmet ndaj civilëve në Siri.
Ministria theksoi në Twitter se ka shënjestruar lokacionet nga u kryen sulmet me raketa.
“Njësitë tona të vendosura në zonat e përfshira nga sulmet me raketa në Siri janë paralajmëruar, ne po monitorojmë zhvillimin e situatës”, theksohet në deklaratë, ku është publikuar edhe një video të cisternave të përfshira nga flakët.